ShowBizzz

Pulovra që Matthew Perry veshi në serialin “Friends” shitet në ankand, për gjashtëfishin e çmimit

Pulovra e veshur nga aktori Matthew Perry në serialin amerikan “Friends”, i cili vdiq pothuajse një vit më parë, u shit për gjashtë herë më shumë se çmimi i parashikuar në ankand.

Ankandi përfshin kostume të veshura nga aktorët kryesorë dhe të ftuarit e famshëm, mobilje dhe rekuizita nga “Central Park”, vendi ku grupi mblidhej shpesh në ekran, raporton Sky News.

Pulovra e Perry-t në stil polo, të cilin ai e veshi si personazhi i Chandler Bing në “Friends”, u shit për 6500 dollarë, rreth gjashtë herë më shumë se vlerësimi i ankandit.

Perry e veshi atë pulovër në skenën e kafenesë ku e fejuara e Chandler, Monica (Courtney Cox) konfirmon se ajo nuk do ta ndryshojë mbiemrin e saj në Bing.

Friends, i cili u transmetua nga 22 shtatori 1994 deri më 6 maj 2004, luajtën Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Ankandi u organizua disa javë para përvjetorit të parë të vdekjes së Perry, i cili vdiq në vitin 2023 në moshën 54-vjeçare./abcnews.al