1
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka folur sot në lidhje me kamerat e vendosura te varri i Fatonit.
Ai ka thënë se ato kamera janë vendosur nga familja, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm sa për ta vëzhguar.
“S’është asgjë, ajo është e ligjshme. Nuk jemi aty, për shembull unë e shikoj nga Gjermania, vetëm për këtë. Nuk mund ta dëmtojë askush varrin e tij, ai që e dëmton varrin e tij, ai nuk është shqiptar”, është shprehur Artan Hajrizi në Klan Kosova.