Lajme

Prokuroria njofton se ka bllokuar 24 prona e 11 villa në një rast për shmangie tatimi

Prokuroria Themelore në Prishtinë  ka bllokuar 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 objekte (villa).

Ky vendim sipas Prokurorisë ka ardhur në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.