Dietologia Viktoria Naco tregon një ‘sekret’ për të gjithë ata që duan të kenë një trup në formë.
“Nëse doni të keni një peshë të ulët atëherë duhet të shtoni konsumin e ujit! Pse?
Duke u hidratuar sa më mirë, atëherë trupi do të kuptojë realisht se kur ka uri dhe kur ka etje”, – thotë dietologia Viktoria Naco.
Këto dy sisteme tek njerëzit mbi peshë nuk funksionojnë, sipas saj.
“Njeriu tashmë ka ulur konsumin e ujit duke e zëvendësuar me lëngje të cilat janë të pasura me sheqer dhe konservantë (pijet me gaz të tipit kola etj., lëngjet me fruta, por ato të përpunuara, ose pije të tjera me sheqer.)
Të gjitha këto na ofrojnë kalori dhe aspak vlera për trupin tonë”, – thotë Naco.
Sipas saj, kush konsumon shumë kafe ose çaj nuk do të thotë që është hidratuar mirë, pasi edhe kafeina por edhe teina që përmban çaji e dehidratojnë trupin, pra nuk e pasurojnë me lëngjet e nevojshme.
Pra në këto raste duhet të pimë edhe më shumë ujë! Më konkretisht, sipas dietologes, femrat duhet të pinë 1.5-2 litra dhe meshkujt 2- 3 litra ujë në ditë.