13
Vazhdojnë takimet zyrtare të biznesmenit e intelektualit të njohur shqiptar, Lazim Destani.
Në vazhden e takimeve të rëndësishme, Destani, ka pritur në komoaninë e sukseshme Ecolog të parin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Destani, përmes një njoftimi në faqet e tij në rrjete sociale, ka treguar se me Kasamin ka diskutuar për projektin e stadiumiy të qytetit, por edhe për bashkëpunimin mes Ecolog dhe komhnës së Tetovës.
“Sot këtu në Tetovë, në ambientet e kompanisë Ecolog, e prita për vizitë Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në këtë takim, krahas projektit të stadiumit të qytetit, ne diskutuam në përgjithësi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes kompanisë sonë dhe Komunës. Për sa i takon stadiumit të Tetovës, unë shpreh kënaqësinë që tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat formale, përfshirë dhe lejen e ndërtimit që është marrë këto ditë.
Jam i lumtur që erdhi momenti i shumëpritur i nisjes së ndërtimit të këtij stadiumi. Uroj punët ndërtimore të këtij projekti të shkojnë mbarë e mirë. Stadiumi i ri i Tetovës, si një vlerë e shtuar për qytetin tonë, është kurorëzim i punës dhe sakrificës së brezit të vjetër tetovar në shërbim të sportit, sport-dashësve dhe në mënyrë të veçantë, në shërbim të brezave të ardhshëm”
ks