Romanca e çiftit Robert Berisha dhe Ana Shkreli ka tërhequr interes të madh te publiku, dhe shpesh herë ka qenë në qendër të mediave rozë.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, Ana u pyet për mungesën e postimeve me Robertin, çka ngriti dyshime për marrëdhënien e tyre.
Me një përgjigje të drejtpërdrejtë, Ana tha: “Rrjetet sociale kanë shumë urrejtje. Privatësia është luks,” duke konfirmuar kështu se ata janë ende bashkë, por kanë vendosur ta mbajnë lidhjen më private.
Kjo përgjigje reflekton vendosmërinë e tyre për të ruajtur intimitetin e marrëdhënies, duke shmangur vëmendjen e tepërt që shpesh sjellin rrjetet sociale dhe mediat.
lokimagazine