Lajme

E rëndë në Ferizaj: Theret me thikë disa herë një person, shkak konflikti për pronë

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë në Ferizaj, ku një person tentoi ta vras një tjetër, duke e therur me thikë disa herë. Viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.

Personi i arrestuar për këtë rast është Sh.K., dhe i njëjti po dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesët vitale të trupit pas një mosmarrëveshje që lidhet me pronën.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”.