ShowBizzz

Mos vallë Sarah Berisha dhe PM na thanë se do të martohen shumë shpejt?

Këtë vit, shumë të famshëm kurorëzuan dashurinë në martesë.

Ndërkohë kemi Sarah Berishën dhe DJ PM, dy personazhe shumë të dashur që janë pyetur herë pas here për një dasmë të mundshme, por pa thënë asnjëherë një përgjigje të prerë.

Por duket se tashmë e kemi një ide. DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen:

A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?

Përgjigjen ia ka dhënë partnerja e tij, Sarah Berisha. Ajo i ka komentuar me një GIF ku duket një dorë që i vendoset unaza e fejesës.

Pra, PM s’ia paska bërë ende propozimin dhe Sarah është në pritje të tij.



lokimagazine