2
Njësiti i hetimeve nga policia e Gjilanit, si rezultat i veprimeve operative – hetimore, sot ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin F.S. (mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë pasi janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të “Vjedhjeve të shërbimeve”, “Falsifikimit të parasë” dhe në të paktën gjashtëmbëdhjetë raste “Mashtrim”, mashtrime kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke ju marrë shuma të ndryshme të parave.
I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.