Lajme

Lajçaku vlerëson idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para kthimit në Bruksel.

Lajçak ka vlerësuar idetë që ka thënë se Osmani i ka dhënë për zbatimin e Aneksit të Ohrit, raporton teve1.info

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.