Lajme

Osmani takon ministren e Jashtme australiane: Jemi të përkushtuar për thellim të raporteve me Australinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në New York, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren Penny Wong.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se Australia është aleate e moçme e Kosovës dhe është vendi ku jeton një numër i madh i diasporës tonë.

Jemi të përkushtuar të për të forcuar më tej lidhjet tona dypalëshe dhe për t’i afruar vendet tona”, ka shkruar ajo, krahas fotografisë së publikuar.