Lajme

Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie!

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK’së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe anipse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Ëashingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

Postimi i plotë

‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Ëashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!

A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim”, shkroi Haziri.