Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e sotme në pompen e derivateve “Lab Oil” në Zveçan.
Tëvë1 mëson se për pasojë kanë mbetur të dëmtuara tri vetura.
Granata është hedhur në pompen, cila është hapur së fundi nga shqiptarët.
Ndërkohë, Policia ka bllokuar rrugen afër vendit të ngjarjes.
Redaksia ka dërguar pyetje në polici, por ende nuk kanë kthyer përgjigje./teve1.info/