Luana Vjollca, një nga moderatoret më të dashura në Shqipëri, është përfolur së fundmi për një rikthim të mundshëm në ekran, veçanërisht në “Top Channel.”
Ky lajm ka nxitur entuziazëm tek fansat e saj, të cilët vazhdimisht i drejtojnë pyetje në rrjetet sociale për datën e kthimit të saj.
Advertisement
Së fundmi, Luana ka bërë një reagim në llogaritë e saj sociale, duke mos konfirmuar ende detaje specifike për rikthimin, por duke kërkuar nga ndjekësit e saj të kenë durim.
Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe shtoi: “E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.”
Advertisement
lokimagazine