Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh.
Sipas autoriteteve britanike, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”, shkruajnë mediat e huaja.
Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha: “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë.”
Neim Hoxha, 27 vjeç është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.