Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili u nda nga jeta më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, ditën e sotme do festonte 58-vjetorin e lindjes.
Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj ku shkruan disa fjalë të ndjera:
“Më mungon më shumë se kurrë. sot do të festonim 58-vjetorin tënd”.
Ish-presidenti Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën. Fiona ka ndarë shpesh fotografi ku kujton momente me babain e saj me mbishkrimet prekëse.
“Ende nuk mbushem me frymë”, – ka shkruar Fiona në një postim të bërë disa kohë më parë.