ShowBizzz

Një letër dhe një buqetë me lule/ Nuk ishte bashkëshorti i saj, kush e surprizoi Françeska Muratin në studio?

Në episodin e kaluar të “Pa Filtra” në “E Diell” ndodhi një skenë e papritur mes njërit nga konkurrentët dhe anëtares së jurisë, Françeska Murati.

Konkurrenti ishte piktor dhe kishte sjellë në studio nga një karikaturë për anëtarët e jurisë dhe moderatorin e rubrikës, Ronaldo Sharka. Të gjithë e pëlqyen portretin e tyre, përveç Françeskës të cilën ai e kishte pikturuar si shtrigë.

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” nuk e priti aspak mirë këtë gjest nga ana e konkurrentit, madje ajo u largua nga studio dhe shkoi pranë publikut.

Në episodin e ditës së djeshme, konkurrenti kishte vendosur që t’i dërgonte një dhuratë në shenjë ndjese. Një buqetë me lule dhe një pikturë të bukur të portretit të saj, ishte surpriza që mori Murati dje.

Por jo vetëm kaq, pasi i riu i kishte dërguar edhe një letër të cilën e lexoi Ronaldo dhe shkruhej:

“Qëllimi i një artisti është të shkaktojë debat me artin e tij, por asnjëherë të lëndojë njerëz dhe aq më tepër njerëz me mirësi si ju Françeska. Më vjen keq nëse je lënduar, kërkoj ndjesë, përqafime Silvi Mateli”.