Qeveria e Kosovës, të hënën, ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh, në një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit, raporton teve1.info.
Po ashtu, Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka:
-Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
-Ndarë 100,000.00 euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh”, thuhet në njoftim./teve1.info/