Lajme

Konjufca pranon nismën e SBAShK-ut për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarë.

Kjo për propozim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, kryetari Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarë, me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK” – thuhet në njoftim.