Pas dy djemve Sara dhe Ledioni u bekuan me një vajzë të cilën kanë zgjedhur ta mbajnë larg fotografive që vazhdimisht ndajnë me ndjekësit e tyre.
Por sot në ditëlindjen e dytë të së voglës së shtëpisë mami Sara ka ndarë dy foto shumë të bukura me të bijën. “Gëzuar ditëlindjen drita e jetës sonë, bekimi më i madh. Gjithmonë këtu për të të mbajtur dorën”, ka shkuar ajo teksa të shumta kanë qenë urimet për vogëlushen”.
Ndërkohë një postim ka bërë edhe Ledioni ku teksa ka ndarë foto të së bijës, ka shkruar, “Pak foto shumë dashuri”.
Sara dhe Ledioni kalojnë shumë kohë në punë për shkak të impenjimeve të shumta si producentë në Top Channel, por gjithmonë kujdesen të gjejnë kohë për njëri tjetrin dhe fëmijët e tyre.
Galeria fotografike
bal