LifeStyle

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

Derisa po shkojmë drejt muajve të ftohtë, shumë njerëz po kërkojnë mënyra me kosto efektive për t’i mbajtur shtëpitë e tyre më të ngrohta pa u mbështetur shumë në sistemet e ngrohjes.

Çuditërisht, një nga zgjidhjet më të thjeshta është vendosja e një tepihu të trashë në dyshemenë tuaj, shkruan Express.co.uk.

Sipas Georgia Metcalfe, bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e kreativitetit e The French Bedroom Company, vendosja e një tepihu mund të bëjë një ndryshim të dukshëm në mbajtjen e shtëpisë tuaj komode gjatë muajve të ftohtë.

“Një sasi befasuese nxehtësie mund të humbet nga një dysheme e pa-izoluar dhe nëse keni dysheme druri ose laminat, kjo do ta bëjë dhomën e gjumit të ftohet shpejt”, shpjegoi Metcalfe.

Dyshemetë prej druri dhe me laminat, ndonëse tërheqëse vizualisht, nuk e absorbojnë nxehtësinë, veçanërisht nëse nuk ka izolim poshtë tyre.

Kjo mund të bëjë që dhoma të jetë e ftohtë, dhe që fatura e juaj të rritet kur rrisni ngrohjen për të kompensuar nxehtësinë e humbur.