ShowBizzz

“Do të bëj gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë” Kiara me fjalë të mëdha për Luizin

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli tashmë janë një nga çiftet më të dashura për publikun që u krijua në Big Brother VIP Albania 2.

Ata kanë kaluar shumë vështirësi së bashku, nisur me pjesëmarrjen në reality shou, ku edhe pati aludime nga më të ndryshmet.

Megjithatë, dyshja siç shihet e kanë menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme, meqë tani janë të martuar e me një vajzë.

Kiara e ftuar në “Pardon my French” ka folur për raportin me të duke shtuar se momentalisht është mjaft e lumtur.

“Jam shumë e lumtur goca me partnerin që kam në krah dhe jam e plotësuar nga të gjitha anët. Çdo gjë më plotëson. Çfarëdo lloj gjëje t’i kërkoj edhe në mes të natës çohet vetëm ti të jesh e lumtur thotë. Momentin që ti je e lumtur, jam edhe unë i lumtur. Kemi harmoni në familje”, u shpreh prezantuesja.

Moderatorja tutje tha: “Kështu që nga unë nuk do të mungoj asgjë. Unë i them Luizit bëj gjithçka për ty, dhe do ta bëj deri në ditën që do të mbyllim sytë”.

Vajza e tyre, Luna Mari, erdhi në jetë në fund të muajit prill.



lokimagazine