Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan motoçiklisti ka goditur një këmbësor.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, teksa i dyshuari është arrestuar, raportont teve1.info
“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raport.