Kungujt e verdhë të vjeshtës janë ushqimi më i shëndetshëm që mund të hani këto ditë! Sapo kanë dal dhe mund t’i gjeni në treg deri në fund të tetorit. Shpërthejnë pikërisht në festën e Hallowinit por, ndërkaq, amvisat kanë filluar t’i gatuajnë.
1 qepë, 2 thelpinj hudhra, 1 kungull mesatar, 100ml pana, 1 tufë kopër, kripë e piper sipas dëshirës.
Skuqim qepën e grirë hollë në gjalpë derisa të zbutet, pastaj shtojmë kungullin e prerë në copa dhe hudhrat e grira dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë duke e përzierë vazhdimisht.
Shtojmë kripë, piper, kopër dhe 1 gotë uji dhe e përziejmë me mikser deri sa të përftojmë një masë kremoze. E lëmë sërish të ziejë për 5 minuta.