1
Sot gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publik.
IndeksOnline ka mësuar se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka caktuar Xhevat Zejnullahun ushtrues të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit.
Sipas Ligjit për Pagat, ekzekutimi i pagave është dashur të ndodhë dje, mirëpo për shkak të skadimit të kontratës së ish U.D së drejtorit të Thesarit, shërbyesit civil mbeten pa u pagur ndonëse kemi hyrë në muajin tetor.