Lajme

Vdes një grua në Suharekë, bie nga ballkoni i shtëpisë

Një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrezuar nga ballkoni i shtëpisë së saj në lartësi prej 6 metra në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se me urdhër të prokurorit rasti është inicuar “Hetim i vdekjes”.

“Me datën  01.10.2024 , pak pas  orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme të Suharekës një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin  ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja. Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar  se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin.

Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth  6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Shaqiri.