Ish-anëtari i kryesisë së “Lëvizjes Studentore”, Jeton Rexha, ka treguar se gjatë takimit të studentëve në prag të protestës së 81shit me ish-presidentin Ibrahim Rugova, ai iu kishte thënë se ka frikë që do t’i masakrojnë sikur në 45tën.
Sipas Rexhes, Rugova kishte frikë pasi nuk e konsideronte popullin të përgatitur për një ballafaqim me një forcë pushtuese sikur Serbia.
“Në takimin që ishim presidenti Rugova thotë o djem na masakrojnë sikur në 45tën. Ai e kishte njëfarë frike për shkak të mos përgatitjes së përgjithshme të popullatës për tu ballafaquar me një forcë pushtuese siç ishte ajo e vendosur në Kosovë”, ka thënë Rexha në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.
Ndryshe, të martën janë mbushur 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia, si dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta./teve1.info/