Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites, por pas- mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që; në mbrëmje vonë dhe gjatë natës të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korcë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Elbasan dhe Fier .

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku në zonat kufitare me Shqipërinë; priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e stuhive të erës.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 21°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; por orët e pasdites do të sjellin vranësira më të dendura ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet të jenë më shumë prezente; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit.

Ndërkohë; era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veri të Europës; me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin e Skandinavisë si  edhe pjesërisht në Europën Qendrore; Po ashtu; aktivizimi i një qendre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi rajonin e Balltikut do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në; gadishulli Iberik; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.