Gjendja e tij aktuale është mbajtur private nga familja Gina-Maria Schumacher, vajza e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka ndarë mesazhin e saj të parë që kur u shfaqën raportet se babai i saj bëri një paraqitje të rrallë publike në dasmën e saj – e para në më shumë se një dekadë.
Schumacher ka mbetur jashtë syve të publikut që nga një aksident i rëndë në ski në vitin 2013 që e la atë në koma për disa muaj. Ndërsa gjendja e tij aktuale është mbajtur private nga familja, raportet e fundit pohojnë se ai mori pjesë në dasmën e Gina-Maria në Majorca, duke e bërë atë daljen e tij të parë publike që nga aksidenti.
Gina-Maria, 27 vjeçe, hyri në Instagram menjëherë pas ceremonisë, duke postuar një foto me bashkëshortin e saj, Iain Bethke. Çifti shkëmbyen betimet në një ambient intim në vilën e familjes në Majorca, të rrethuar nga një rreth i vogël mysafirësh që respektonin nevojën e familjes Schumacher për privatësi.
Vila mahnitëse, ku u zhvillua dasma, u ble nga Gina-Maria në vitin 2017 për rreth 27 milionë paund nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Vetë ceremonia ishte e shkurtër, zgjati rreth 30 minuta, me çiftin duke thënë njwri-tjetrit “Po” pasdite rreth orës 16:00. Për të ruajtur privatësinë e familjes dhe për të mbrojtur Schumacher nga ekspozimi publik, të ftuarit iu nënshtruan rregullave të rrepta, duke përfshirë lënien e telefonave dhe kamerave jashtë për të siguruar që të mos kapeshin imazhe ose video të ikonës F1.
View this post on Instagram
bal