Bota

Irani reagon pas sulmit: Është Amerika ajo që po shkakton luftëra në rajon

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar pas sulmit ndaj izraelit. Khamenei fajësoi Amerikën për shkaktim të luftërave në rajon.

“Rrënja e problemit, që shkakton këto konflikte, luftëra, tensione, është prania e të njëjtëve njerëz që pretendojnë se duan paqe dhe qetësi në rajon; e kam fjalën për Amerikën dhe disa vende evropiane. Nëse Izraeli largon të keqen e tyre nga ky rajon, pa dyshim, këto konflikte, këto luftëra, këto përplasje do të zhduken plotësisht. Vendet e rajonit mund të menaxhojnë veten, të menaxhojnë rajonin e tyre, të jetojnë së bashku në paqe, shëndet dhe mirëqenie”, tha Ali Khamenei.



/tiranapost