Një lloj i ri rakete hipersonike “Fattah” u përdor nga Irani për herë të parë në sulmin kundër Izraelit, sipas gardës revolucionare të vendit. Emri i raketës përkthehet si “pushtues” ose “sjellës i fitores”.
Çfarë është raketa iraniane Fattah-1
Raketa balistike hipersonike ka një rreze veprimi prej 1400 kilometrash dhe shpejtësia e saj para se të godasë objektivin është 13-15 Mach (5,145 metra për sekondë).
Sipas Gardës, Fatah është e aftë të kapërcejë çdo sistem të mbrojtjes raketore dhe ta shkatërrojë atë. Ka manovrim të madh, si dhe aftësi për të kaluar nëpër sisteme radari.
Emri i saj u zgjodh nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Raketat hipersonike lëvizin me shpejtësi pesë herë ose më shumë se shpejtësia e zërit dhe janë të manovrueshme, duke i bërë ato të vështira për t’u shënjestruar nga sistemet e mbrojtjes dhe radarët.
Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut besohet të jenë të vetmet vende që kanë testuar me sukses raketat hipersonike, por detajet e sakta të armatimit mbeten të pakta.
/tiranapost