Lajme

Zeqiri: Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të komunës, autorët të dalin para drejtësisë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se sulmi i mbrëmshëm ka qenë ndaj pronës së ish-kryetarit të kësaj komune Stevan Vuloviq.

Ai duke dënuar këtë akt ka bërë thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin  kudër jetës dhe pronave të qytetarëve  janë të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati rend dhe ligj”, ka shkruar ai.

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në një objekt të pabanuar. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Shpërthim afër një salle të sportit në Zubin Potok