ShowBizzz

Reagon për herë të parë Arbenita Ismajli pasi Fero i mori vajzën

Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina.

Pas disa muajsh lajme dhe spekulime mediatike mbi marrëdhënien e saj me reperin Fero dhe betejën për kujdestari, Arbenita ka zgjedhur të japë një mesazh të qartë përmes një videoje në TikTok.

Në video, Arbenita shfaqet me vajzën e saj në avion, ndërsa në përshkrim lë një deklaratë të fortë që duket se i drejtohet babait të vajzës.

Ajo shkruan: “Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se cili prind ishte problemi,” duke lënë të kuptohet se përvojat e ardhshme të vajzës do hedhin dritë mbi situatën mes prindërve.

Fero, nga ana tjetër, kishte bërë të ditur se gjykata kishte vendosur që vajza do të qëndronte me të për 12 muaj, ndërsa me nënën e saj vetëm disa ditë në muaj. Megjithatë, Arbenita deri më sot kishte zgjedhur të mos e komentonte këtë vendim publikisht.

Për momentin, duket se çështja e kujdestarisë së vajzës mbetet një temë e ndjeshme, ndërsa përballjet e tyre po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në publik.

@arbenitaism

🤍

♬ son original – 𝔂𝓪𝓫𝓾𝓴𝓲 𝓳𝓸𝓮