LifeStyle

‘Në Shqipëri ka emra më keq se Diddy, i gjeni nëpër…’, Ronela Hajati vijon me deklaratat e forta pas skandalit në ‘Hollywood’

Një skandal ka pushtuar botën për momentin rreth reperit të famshëm, P-Diddy, i cili u arrestua, pasi akuzohet për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore.

Diddy ka promovuar shumë artistë me famë botërore në tregun muzikor e akuzat e fundit janë se Diddy në festat e organizuara në shtëpinë e tij, drogonte të ftuarit, të cilët ishin artistë me famë botërore dhe këta viktima femra dhe meshkuj abuzoheshin seksualisht e më pas këtë e përdorte si shantazh për t’i kontrolluar ata. Ndër personazhet publikë që thuhet se kanë rënë pre e këtij abuzimi seksual janë Justin Bieber, Rihanna etj.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka bërë së fundmi një postim në Instastory, ku tregon një foto të saj me një të qeshur ironike dhe shprehet duke nënkuptuar se një gjë e ngjashme me çështjen e P.Diddy ndodh edhe në Shqipëri, madje ajo di jo një, por disa persona të cilët janë të ngjashëm me Diddyn.

Pak më parë, Ronela ka bërë një reagim në “Instastory”, ku ka sqaruar postimin e saj të mëparshëm. Artistja shprehet se i vjen keq që për çdo gjë që ndodh, showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta. Ajo shton se Diddy është një maniak me miliarda dhe në Shqipëri këta i gjen që nëpër autobusë. Gjithashtu Ronela shprehet se emra të tillë ka shumë dhe gjenden nëpër gazeta përditë.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”, shkruan Ronela.