20
Filantropi e biznismeni i shquar dhe i mirënjohuri ndërkombëtarisht , Lazim Destani , ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, i cili është duke u mbajtur në Arena Halle në Berlin.
Në këtë festival po promovohen prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqipatre, të cilët do të kenë edhe mundësinë e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.
Si pjesamarrës i këtij tubimi , në njërin prej paneleve diskutoi edhe z.Destani, i cili pos tjerash tha se, vendet tona kanë nevojë për investime, kanë nevojë për kapitalin e diasporës, jo vetëm për kapitalin financiar por edhe për ekspertizën që diaspora jonë ka fituar në vendet e zhvilluara perëndimore .
Destani, përmes një njoftimi në faqet e tij në rrjetet sociale nuk e lë pa e shënuar këtë tubim të të rëndësishëm e me interes.
“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në inaugurimin e panairit “Global Albanian Gastronomy Festival” që u hap dje, dhe që i vazhdon aktivitetet edhe sot (2-3 tetor) këtu në Berlin.
Inaugurimi i këtij panairi u nderua gjithashtu edhe me praninë e figurave shtetërore nga trojet tona e nga Gjermania, ndër të cilët edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Unë pata nderin të jap kontributin tim si pjesëmarrës në njërin prej paneleve të këtij eventi, ku diskutuam mbi gjetjen dhe rritjen e mundësive të sjelljes së kapitalit të diasporës në vendet e rajonit tonë. Gjatë diskutimit këtu theksova se vendet tona kanë nevojë për investime, kanë nevojë për kapitalin e diasporës, jo vetëm për kapitalin financiar por edhe për ekspertizën që diaspora jonë ka fituar në vendet e zhvilluara perëndimore. Me këtë rast gjithashtu vura theksin te niveli i shkathtësive imanente që duhet ta kenë segmentet përkatëse të qeverive të vendeve tona për shkurtimin e procedurave për sjelljen e vendimeve.
Ajo çfarë uroj është që këto aktivitete të jenë edhe në shërbim të lehtësimit të kushteve nëpër vendet tona për sjelljen e investimeve të reja, e veçanërisht nga investitorë shqiptarë, tashmë të dëshmuar nëpër botë.”