2
Pijet e krijuara në shtëpi mund të jenë mënyrë e thjeshtë dhe efektive kundër aciditetit të tepërt në stomak.
Pasi që aciditeti mund të shkaktojë parehati dhe irritim, shumë njerëz dëshirojnë të gjejnë zgjidhje të shpejtë për këtë gjendje.
Times of India ka shkruar rreth disa pijeve, të cilat mund të përgatiten në shtëpi dhe janë efektive kundër aciditetit të stomakut.
Uji i arrës së kokosit, përveç që është pije freskuese e mbushur me elektrolite e vlera ushqyese të cilat janë esenciale për trupin, ndihmon edhe kundër aciditetit të lartë të stomakut duke e reduktuar atë me lehtësi.
Çaji me gjingjer dhe limon është pije me dy elemente shumë të fuqishme kur bëhet fjalë për tretjen. Limoni është alkalin që ndihmon në rregullimin e nivelit të aciditetit ne stomak, ndërkohë që rrënja e gjingjerit ka veti shumë të mira antiiflamatore. Kur kombinohen këto dyja, ndjesia e simptomave të aciditetit në stomak zvogëlohet.
Çaji i gjelbër është i njohur për përfitimet shëndetësore që ofron, ai mund të ndihmojë edhe kundër aciditetit të tepërt. Ky çaj përmban antioksidantë të fuqishëm dhe ka veti antiinflamatore, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e irritimit të stomakut. Konsumimi i çajit të gjelbër mund të ndihmojë tretjen dhe shëndetin e zorrëve në përgjithësi.
Uji më sodë bikarboni njihet gjithashtu si pije që rregullon aciditetin në stomak.