12-vjeçari Ymer Halabaku nga Pozherani ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit. Familja e tij po përballet me sfida të mëdha financiare dhe kërkon ndihmën tonë për të mbuluar kostot e trajtimit.
Çdo kontribues mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së tij. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit ose të kontribuoni në llogarinë bankare.
Të dashur qytetarë!
Ymer H. Halabaku, një djalosh 12-vjeçar, nxënës i klasës së 7-të në Pozheran, është diagnostikuar me leukemi akute myeloide. Mjekët rekomandojnë trajtim urgjent jashtë vendit.
Familja e Ymerit nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit, prandaj kërkojnë ndihmën e të gjithëve ne, njerëzve të vullnetit të mirë.
Të bëhemi bashkë për Ymerin! Çdo kontribut i vogël ka rëndësi të madhe.