Gjendja shëndetësore e gruas së plagosur sot në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se të gjitha ekzaminimet janë kryer dhe po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë.
“Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, u shpreh Syla.
Ndryshe, një grua është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor./teve1.info/