Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.
Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.
“Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi Osmani.
Së paku 15 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve që e kanë kapluar vendin.