“Për Shqiptarët” ka tronditur publikun sot me historinë tragjike të familjes nga Elbasani, ku babai 39-vjeçar i dha fund jetës pas probleme ekonomike, duke lënë gruan dhe dy fëmijët e mitur.
Në kushte të vështira ekonomike, gruaja e ve detyrohet të kthehet te familja e saj, që po ashtu jeton në kushte të tejet të vështira.
Por sot kjo familje mori lajmin e madh në “Për Shqiptarët”, ku një çift i ka dhuruar një shtëpi në qytetin e Elbasanit, për t’u ringritur edhe një herë dhe për t’ia nisur nga e para.