15
Kur bëhet fjalë për martesën, që është një angazhim jo dhe aq i thjeshtë për partnerët, sigurisht që ka shumë gjëra që duhet t’i dini përpara betimit në altar.
Nga bisedat për paratë, te puna dhe planet për fëmijë, terapistja e çifteve Debra Castaldo rendit një listë me pyetje interesante, përgjigjet e të cilave japin një orientim për njeriun për të cilin keni filluar të keni ndjenja.
-Pse lidhjet e mëparshme nuk kanë qenë të suksesshme për ty?
-E ke tradhtuar ndonjëherë partnerin/en?
-Si është për ty një martesë e suksesshme?
-Çfarë të pëlqen më shumë në lidhjen tonë?
-Nëse do të kemi vështirësi gjatë martesës, çfarë zgjidhje do mendoje?
-A ke pasur ndonjëherë probleme me ankthin apo shëndetin mendor?
-Si mendon ta mbajmë llogarinë bankare, të përbashkët apo të ndarë?
-A ke ndonjë borxh?
-A ke përjetuar ndonjëherë probleme ekonomike?
-A i do fëmijët?
-Sa fëmijë do të kesh?
-Nëse ndodh që nuk bëjmë dot fëmijë, a je i/e hapur për birësim?
-Sa do që të përfshihen familjet tona në rritjen e fëmijëve?
-Si është një jetë seksuale e pranueshme për ty?
-Sa i rëndësishëm është seksi në martesë?
ks