Është kanosur me thikë një person, në motelin e tij në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në pronën e tij (motel) kishte hyrë i dyshuari mashkull kosovar dhe e kishte kanosur me një armë të ftohtë (thikë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.