1
Halle Bailey dhe Daryl Dwayne , i njohur si ‘DDG’, u ndanë më pak se një vit pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë.
Ka qenë vetë reperi 26-vjeçar i cili ka njoftuar ndarjen me aktoren në një InstaStory.
“Pas shumë mendimeve dhe diskutimeve të përzemërta, Halle dhe unë kemi vendosur të vahzdojmë në rrugë të ndara. Ky vendim nuk ishte i lehtë, por ne besojmë se është rruga më e mirë për të dy ne. E çmoj kohën që kaluam së bashku dhe dashuria që ndamë.”, shkroi ai fillimisht.
Më pas, ai ka shpjeguar se lidhja e tyre do të mbetet miqësore, ndërsa theksoi se ata vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin.
Së fundi, ai ka shpjeguar se lidhja e tyre do të mbetet miqësore, ndërsa theksoi se ata vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin.
“Pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënien tonë, dashuria jonë për njëri-tjetrin mbetet e thellë dhe e vërtetë. Ne jemi miqtë më të mirë dhe e adhurojmë njëri-tjetrin. Ndërsa fokusohemi në udhëtimet tona individuale dhe në rolet tona si bashkëudhëtarë, ne e vlerësojmë lidhjen që kemi krijuar dhe momentet e bukura që kemi ndarë ”, thotë ai.
Në mbyllje, ai kërkoi nga ndjekësit e tyre të tregojë mirëkuptim dhe mbështetje.
ks