Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë zbuluar së fundmi emrin e vajzës së tyre që pritet të vijë në jetë. Si fillim ishte Bardhi që në këngën e tij të fundit përmendi emrin e vajzës, “Noa” dhe menjëherë më pas Sara ndau në rrjetin e saj social Instagram kuptimin që mbarte.
Sara ka shpjeguar se emri “Noa” përfaqëson dikë që, pavarësisht fatkeqësive, do të ringrihet gjithmonë si versioni më i fortë i vetes.
“Dikush që do të ringrihet gjithë jetën si versoni më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea, e re në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, në pamje dhe që nuk rresht së përmirësuari veten.
Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë dhe të gëzueshme”, shpjegoi Sara.
bal