47
Ndiqini në rrjete sociale
Në ditët e sotme rrjetet sociale janë treguesi më i mirë i jetës private të dikujt. Postimet e tyre dhe aktiviteti ditor do t’ju zbulojnë shumë për ta.
2.Bëjini pyetje që kanë lidhje me jetën në çift
Bëjini pyetje të tipit, “Ku mendon se është vendi i duhur për të bërë një takim të parë?” ose “Me kë i kalove pushimet?”, kështu nga përgjigjet e tyre mund të zbuloni diçka më tepër.
3.Pyetini miqtë tuaj për ta
Nëse keni miq të përbashkët, atëherë konsiderojini si një burim të mirë për të marrë disa informacione shtesë.
4.Pyetini për partneren e tyre
Kjo mund të duket pak e frikshme apo shumë direkte, megjithatë mund ta bëni të duket si diçka që rrjedh gjatë bisedës, si përshembull, “A është dakord e dashura juaj me këtë gjë?” apo “Të pëlqen të bësh këtë gjë me partneren?”
5.Jini e para që pranoni se jeni beqare
Kjo është një lëvizje shumë e guximshme. Nëse e tregoni e para gjatë bisedës, rrisni shanset që t’ju ngacmojnë vetë të parët, gjithmonë nëse kanë interes.