Lajme

Plagoset me armë zjarri një 38-vjeçar në Mitrovicë

efundit

Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri, sot në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës për teve1.info, Ilmi Prekazi, ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, ka thënë Prekazi./teve1.info/