Ikona e muzikës, Dolly Parton ka njoftuar se do të bëjë një donacion personal prej 1 milion dollarësh në përpjekjet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë që solli uragani Helene.
78-vjeçarja tha se paratë do të vinin “nga llogaria ime bankare”.
Sipërmarrjet tregtare lokale të Parton – duke përfshirë parkun argëtues Dollywood – do të dhurojnë gjithashtu të njëjtën shumë për Fondacionin Mountain Ways.
Ky i fundit po ndihmon të prekurit nga përmbytjet në rajon.