Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se me vendosjen e katër zyrave për regjistrim, në veri deri më tani janë regjistruar 195 biznese. Ajo shtoi se në këto komuna janë vendosur zyrtarët e MINT-it duke mbikëqyrur tregun dhe lehtësuar proceset e regjistrimit të bizneseve.
Në panelin për ekonomi të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hajdari potencoi se po vazhdojnë të përkrahin bizneset në veri me programet e MINT-it.
Hajdari: Vazhdojmë përkrahjen e bizneseve në veri me programe mbështetëse
“Në veri deri tash janë me vendosjen e katër zyrave për regjistrimin e bizneseve në veri janë 195 biznese të regjistruara. Përveç kësaj, kemi shtuar edhe mbikëqyrjen e tregut në veri duke i vendosur edhe zyrtarët e MINT-it në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës. Ata po kryejnë funksionin e tyre jo vetëm në mbikëqyrjen e tregut por edhe për lehtësuar bizneset për t’u regjistruar. Pra, janë një kombinim i zyrtarëve të ARBK-së dhe zyrtarëve të mbikëqyrjes së tregut në veri. Kështu, po vazhdojmë edhe me përkrahjen e këtyre bizneseve me programet mbështetëse nga MINT-it që t’i promovojmë sa më shumë këto programe. Të kemi sa më shumë gjithëpërfshirje edhe në aplikimet nga komunitetet pakicë që janë në këto komuna, e kështu me radhë në veriun”, tha Hajdari.