ShowBizzz

Xhevat Qena, aktori i qindra roleve në film e teatër

Aktori Xhevat Qena lindi në Mitrovicë më 5 tetor 1932. Ai ka luajtur qindra role në teatër. Rolin e parë kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957.

Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai të jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, siç pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: “Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame… P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën “Oda e errët”.

Gati jam çmendur edhe vet, duke u thelluar ne atë rol”. Kolegët dhe njerëzit që njohën potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama. Xhevat Qena ka luajtur shumë, edhe role kryesore edhe role të dyta apo madje edhe të treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjë shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenën, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut.

Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen “Përqafimi”, i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është “Duart e ndyra”, te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja “Ushtari i mire Shvejk”, ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen “Vinetu” (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe….

Për mbi dyzet vjet në skenë, Xhevat Qena hyn në radhën e aktorëve cilësor, me merita te pakontestueshme për teatrin kosovar. Rolet e tij, por edhe te bashkëshortes se tij Leze Qena, për këto vite kanë rrezatuar te publiku subtilitetin që ofron bota artistike a teatrit dhe flimit… Aktori “zeshkan”, Xhevat Qena, ka arritur që për këto dyzet vjet te krijimtarisë se tij, te përçojë te publiku “bardhësinë” e shpirtit te tij krijues, t’ia përçojë emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojë dhe ta dojë. /KultPlus.com



ks