1
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën mbrëmë në një aksident në liqenin e Badovcit, përcjell IndeksOnline.
“Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Rama.
Me pikëllom të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.
Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë.